Çfarë përmbajnë kutitë e materialeve zgjedhore
Çfarë parashikon Kodi Zgjedhor për hapjen e kutive
Një ndër pikat e draftit të përgatitur nga ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje kompromisi mes palëve është pikërisht hapja e kutive që mbajnë materialet zgjedhore. Duket se opozita ka rënë parimisht dakord me këtë propozim të ndërkombëtarëve, çka nënkupton se hetimi i këtyre kutive mund të nxjerrë në pah procesin e manipulimit të zgjedhjeve. Por çfarë përmbajnë kutitë me materialet zgjedhore? Kjo është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, ashtu siç është parashikuar edhe mënyra e këqyrjes së materialeve zgjedhore nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Por, në rastin konkret, nëse dy partitë kryesore në vend do të bien dakord për këqyrjen e materialeve zgjedhore, ky proces do të realizohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pikërisht nga komisioni hetimor parlamentar ku pritet që shumicën ta ketë opozita.
Materialet
Në nenin 99 të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet dispozitave të qarta përcaktohen materialet zgjedhore që dërgohen nga KQZ-ja në KZAZ-të përkatëse jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve. Në bazë të këtij neni, në “materialet zgjedhore” përfshihen: numri i nevojshëm i fletëve të votimit në përputhje me numrin e zgjedhësve të regjistruar në atë qendër votimi, së bashku me fletët shtesë; vulën e KQV-së; procesverbalet e qendrës së votimit, ku bëjnë pjesë edhe formularët tip të procesverbaleve dhe të vendimeve për vulosjen e kutive të votimit, hapjen e qendrës së votimit, pezullimin e votimit, kërkimin e ndihmës së policisë dhe të largimit të saj, si dhe mbylljen e votimit; librin e protokollit të mbledhjeve të KQV-së; zarfin në të cilin është shënuar “FLETË VOTIMI TË DËMTUARA”; zarfin në të cilin është shënuar “FLETË VOTIMI TË PAPËRDORURA”; zarfin në të cilin është shënuar “ZARFI I PROCESVERBALIT TË VULOSJES”; dhe lëndën e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj. Materialet e renditura më lart përbëjnë atë që quhet “material zgjedhor”, që pritet të hetohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Për marrjen në dorëzim të materialit zgjedhor KZAZ-ja cakton grupe të posaçme pune të përbëra nga 2 anëtarë me përkatësi të ndryshme politike. Gjatë marrjes në dorëzim, grupet e marrjes në dorëzim: shënojnë në procesverbalin e marrjes në dorëzim, numrat e kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat është mbyllur kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit; verifikojnë në çast përputhjen e numrave të kodeve të sigurisë së vulave me të cilat janë mbyllur kutitë e votimit dhe kutia e materialeve të votimit me numrat e kodeve të sigurisë. Në rastin kur vetëm kutia e materialeve të votimit përcaktohet si “KUTI E PARREGULLT”, ajo u nënshtrohet procedurave të hapjes dhe numërimit së bashku me kutitë e votimit me fletët e votimit. Kopje të procesverbalit të konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të partive parlamentare.
Këqyrja e materialit
Në Kodin Zgjedhor është parashikuar edhe mënyra e hetimit të kutive me materialet zgjedhore nga KQZ-ja. “Për nevojat e hetimit administrativ, KQZ-ja, kur ka pranuar kërkesën e palëve apo kur ka kërkesë të dy anëtarëve të saj, sipas parashikimeve të nenit 136, pika 3 të këtij Kodi, këqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor që ndodhet në kutinë e materialeve zgjedhore dhe/ose kutitë e votimit dhe fletët e votimit, si dhe çdo dokumentacion apo material tjetër zgjedhor. Këqyrja e materialit zgjedhor bëhet në prani të palëve dhe të publikut. Pas këqyrjes së materialit dhe/ose dokumentacionit zgjedhor, palët kanë të drejtë të paraqesin vlerësimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së”, - shkruhet në Kodin Zgjedhor. Në këtë kod parashikohet edhe rinumërimi i votave aq shumë i kontestuar nga PD-ja. Në Kod parashikohet që rinumërimi të realizohet kur kërkesa bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së. “KQZ-ja, me kërkesë të palëve ose kryesisht kur çmon se për dhënien e vendimit është i nevojshëm rinumërimi dhe/ose rivlerësimi i votave të caktuara, kryen, në praninë e palëve, rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave dhe pasqyron përfundimin në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së dhe vendimin përkatës të saj. Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara”, - shkruhet në Kodin Zgjedhor.
17 Maj 2010