Luksi në det, 10 jahtet me luksoze dhe çmimet për secilin
Të pasurit e botës tashmë po jetojnë në luks jo vetëm në tokë, por edhe në det. Përdorimi i jahteve luksoze, nga viti në vit ka filluar të shndërrohet në një biznes tepër fitimprurës për pronarët e këtyre të fundit, që i japin ata me qira marramendëse. Së fundi, mediat e huaja kanë zbuluar një listë me 10 jahtet (yachtet) më luksoze të planetit, të cilët jepen me qira nga pronarët e tyre. Do të shihni anije fantastike, në të cilat mbizotëron luksi dhe shija e lartë në ndërtimin e tyre. Në krye të listës qëndron jahti Maltese Falcon, i konsideruar si jahti më elegant që është ndërtuar ndonjëherë. Çmimi i këtij jahti për 1 javë është 350 mijë euro. Jahtet po rriten gjithnjë e më shumë në përmasa. Dhe sa më të mëdhenj të jenë aq më mirë është. Jahti më i madh në botë është akoma në ndërtim e sipër. “Eclipse”, i cili do kushtojë 300 milionë dollarë po ndërtohet për miliarderin rus, Roman Abramovich. Padyshim që të pasurit e tjerë të globit, do të bëjnë të pamundurën që jahtet e tyre të rinj t’ia kalojnë në madhësi këtij gjiganti. Përveç madhësisë super, të pasurit kanë gjithnjë e më shumë për aksesorët që do pajisin jahtet e tyre. Këto përfshijnë fusha basketbolli, studio muzikore dhe nëndetëse.
Vendet
Kush nuk e përfytyron veten mes plazheve të pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët që përplasen në bregun shkëmbor në ditë të nxehta vere. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive. Nëse doni të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë pranë vendit tonë, atëherë lexoni 10 vendet turistike europiane, ideale për të kaluar pushimet. Për fat të mirë, pjesa më e madhe prej tyre ndodhen pranë nesh, si Spanjë, Francë, Qipro dhe Maltë. Nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të vizituar Spanjën, atëherë nuk keni si të mos vizitoni plazhin e Ibizës, këtij qyteti shkëmbor të rrethuar nga pisha të gjelbërta. Thonë se Ibiza nuk fle asnjëherë, prandaj nëse ndiheni mjaft energjikë këtë verë, mos u mendoni dy herë për të shkuar. Ndër ishujt e tjerë po kaq të famshëm sa i fundit, por ku të keni rastin të shplodheni janë ishulli më i madh dhe më i vogël në Spanjë, Majorka dhe Minorka. Ndër ishujt e sugjeruar të Francës janë Villefranche dhe Korsika, të njohura për gjelbërimin me agrume dhe plazhin tropikal me rërë të bardhë dhe shkëmbinj. Aktivitete janë të panumërta kudo që të shkoni. Gati të gjitha mund t’i bëni. Pse të mos provoni peshkimin, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase apo jahtet luksoze. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër dhe guidat në qytetet antike.
1- Maltese Falcon. Çmimi për 1 javë është 350 mijë euro.
2- Xanadu. Çmimi për një javë është duke filluar nga 250 mijë euro.
3- Sherakhan. Çmimi për një javë është duke filluar nga 360 mijë euro.
4- Candyscape. Çmimi për një javë është 165 mijë euro.
5- Talitha G. Çmimi për një javë është 280 mijë euro.
6- Parsifal III. Çmimi për një javë është duke filluar nga 198 mijë euro.
7- Christina O. Çmimi për një javë është duke filluar nga 455 mijë euro.
8- Hamilton II. Çmimi për një javë është duke filluar nga 53 mijë euro.
9- Senses. Çmimi për një javë është duke filluar nga 260 mijë euro.
10- 40 Signature Series. Çmimi për një javë është duke filluar nga 1 875 mijë euro.
15 Maj 2010