Çfarë sjell gazsjellësi TAP? Simaku: Përdorimi kërkon investim të madh

Gazsjellësi TransAdriatik do të jetë një benefit i rëndësishëm për ekonominë , por nuk do të zgjidhë dilemën e shqiptarëve për tu ngrohur apo gatuar me gaz apo me energji. Sipas ekspertit të energjisë, Gjergj Simaku, kalimi i një sasie të madhe gazi në vendin tonë kërkon për ta dërguar në shtëpitë e qytetarëve një investim gjigand, duke nisur nga një ndryshim total i elektroshtëpiakeve.
“Shqipëria nuk është përfshirë ndonjëherë në një rrjet gazi. Gazifikimi është vërtet një zhvillim pozitiv, por që ka një kosto të lartë sa i përket përdorimit shtëpiak”u shpreh ai.
Pavarësisht të gjithave eksperti i njohur vlerëson ndikimin që pritet të sjellë në biznese dhe tek konsumatorët projekti TAP. Realizimi i projektit Trans Adriatik tashmë duket shumë pranë realizimit konkret , pasi kalimi i tij nga Greqia ,Shqipëria dhe Italia ka trajektoren më të shkurtër.