E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë synon Censusi i përgjithshëm i popullsisë dhe banesave

Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave është numërimi i plotë i të gjithë individëve, Njësive Ekonomike Familjare dhe Banesave, destinacioni i të cilave është banimi. Qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Regjistrimi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment të dhënë (Momenti kritik i Regjistrimit). Vetëm regjistrimi mund të sigurojë të dhëna kaq të plota dhe të detajuara dhe rezultatet e tij janë jetësore për politikën dhe marrjen e masave efektive. Për realizimin e tij INSTAT do të zhvillojë që nga 1 tetori procesin e pyetjes së qytetarëve në terren nëpërmjet plotësimit të një pyetësori të posaçëm, ku disa pyetje do të jenë të detyrueshme dhe disa fakultative. Te pyetjet fakultative janë përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me etninë dhe fenë, çka janë bërë shkak për një debat të gjatë mes ekzekutivit dhe disa organizatave që luftojnë në emër të interesave patriotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›