E Diel, 1 Nëntor 2026

i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga zoti Gewin Bell, vizitoi Tiranën dhe diskutoi me autoritetet Shqiptare rishikimin e katërt nën programin e FMN-së dhe ndikimin fiskal, financiar dhe makroekonomik të kri

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga zoti Gewin Bell, vizitoi Tiranën dhe diskutoi me autoritetet Shqiptare rishikimin e katërt nën programin e FMN-së dhe ndikimin fiskal, financiar dhe makroekonomik të krizës aktuale energjitike.

Në përmbyllje të kësaj vizite shefi i misionit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave z.Ridvan Bode, u shpreh se Fondi do të vazhdojë të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë.

Në konkluzionet e paraqitura vlerësohet se zhvillimi ekonomik mbetet i lartë në nivelin 6 përqind, pavarësisht krizës energjitike dhe thatësirës rajonale, por presionet nga kostoja e prodhimit i janë shtuar inflacionit dhe rreziqet fiskale po shfaqen në horizont.

Misioni vlerëson se eksportet janë më të mira se ç’ishin parashikuar dhe aktiviteti prodhues ka kompensuar ndikimin negativ të krizës energjitike dhe të thatësirës mbi rritjen ekonomike.

"Perspektiva e zhvillimit vazhdon të jetë pozitive, por nëse dëshirojmë të mbajmë progresin e mirë të këtyre viteve të fundit me të njejtin ritëm, duhet të zgjidhen urgjentisht dhe me çdo kusht sfidat serioze makroekonomike", thuhet në deklatatën e përbashkët të z.Gewin Bell dhe Ministrin e Financave z.Ridvan Bode.

Lidhur me përkeqësimin e situatës financiare të KESH-it, nthuhet se do të ndryshojë drejtim dhe shpenzimet kapitale publike duhet të limitohen për të mënjanuar presionet inflacioniste.

"Privatizimi i KESH-it është i domosdoshëm të bëhet vitin që vjen, por kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve Shqiptare, Bankës Botërore, KFN (Korporata Financiare Ndërkombëtare) si edhe të tjerë partnerë zhvillues të rëndësishëm, në mënyrë që të gjitha kriteret - përfshirë dhe krijimin e domosdoshëm të një enti rregullator dhe strukturat e tregut -të arrihen në harmoni", thuhet në deklaratë.

Autoritetet Shqiptare, thuhet se kanë si qëllim mobilizimin e shpejtë të fondeve të huaja për të financuar projekte të mëdha infrastrukturore në 2008, të cilat mund të shtojnë presionet nga ana e kërkesës dhe rreziqet fiskale. Prandaj, është e rëndësishme për t’u siguruar që defiçiti buxhetor të mos krijojë presione inflacioniste.

Misioni përgëzon qëllimin e autoriteteve për të konsideruar përfshirjen e rregullave të tjera fiskale për buxhetin e vitit 2009, në mënyrë që të ankorohen qëndrueshmërisht politikat fiskale dhe si rrjedhim të lehtësohet planifikimi i buxhetit për periudhën afatmesme.

Në deklaratë vlerësohet se progresi i reformave strukturore vazhdon dhe hapat për të zgjeruar më tej bazën e tatueshme, do të lejojë qeverinë të ulë në mënyrë të qëndrueshme nivelin e tatimit mbi të ardhurat e kompanive.

Për sa i përket menaxhimit të borxhit, mirëpritet tej-zgjatja kohore e maturiteteve të borxhit të brendshëm të qeverisë dhe mbështeten përpjekjet e autoriteteve për të zgjeruar tregun vendas të parasë dhe bonove. Progres, thuhet, se është shënuar në fushën e statistikës por lista e gjërave që duhen bërë mbetet shumë e gjatë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›