E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kompleton kuadrin ligjor për fillimin e parkut energjetik të Semanit

- Qeveria miraton dhënien e lejes së koncesionit konsorciumit “ASG Power” për ndërtimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Itali, investim me vlerë rreth 700 milion euro

Këshilli i Ministrave miratoi sot dhënien e lejes koncesionare konsorciumit “ASG Power” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit midis Semanit (Shqipërisë) dhe Foxhias (Itali).

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë projekt një tjetër investim madhor në fushën energjetike. Nëpërmjet këtij investimi, me vlerë rreth 700 milion euro, synohet rritja e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Ky investim është pjesë e projektit madhor, me vlerë 2.5 miliard euro, që përfshin gjithashtu ndërtimin e depozitave të gazit të lëngshëm dhe të një TEC-i me gaz.

Kryeministri theksoi se me këtë vendim, qeveria kompleton të gjithë kuadrin ligjor dhe dokumentacionin për fillimin e punimeve në parkun energjetik të Semanit, i cili krahas Porto Romanos do të jetë një nga dy parqet më të madhe energjetike të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›