iPhone 5 prezantohet më 14 tetor
SHBA - Drejtori i ri i kompanisë Apple, Tim Cook do të prezantojë përpara mediave më 4 tetor të këtij viti, modelin e ri të telefonit të famshëm, iPhone 5. Lajmi bëhet i ditur nga DigiTimes, duke cituar burime të besuara brenda kompanisë.
Nëse është e vërtetë, data e prezantimit të gjeneratës së pestë të iPhone nga Apple do të jetë në përputhje me valën e fundit të thashethemeve që pretendojnë se iPhone 5 do të lançohet në fillim të tetorit.
Burimet e DigiTimes thonë se Cook do të prezantojë telefonin e ri, me ndihmën e drejtuesve të tjerë kyç të kompanisë, si Phil Schiller, prezenca e të cilit do t'i jepte rëndësi edhe më shumë kësaj ngjarje.
Cook duhet të bindë aksionarët, audiencën por edhe fansat e Apple në të gjithë botën, që ai mund të marrë përsipër rolin e Steve Jobs.
(er.nu/tg/BalkanWeb)