Teatri i Metropolit hap dyert për artistë nga të gjitha trevat
TIRANE- Teatri i Metropolit ka hapur dyert për një tjetër zhanër në fushën e artit. Nga dita e sotme në mjediset e këtij teatri janë ekspozuar punime të 13 artistëve nga të gjitha trevat shqiptare, si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, në ekspozitën me titull ‘UDHA’. Sipas organizatorëve kjo ekspozitë mund të shihet në dy lloje drejtimesh.
Së pari artistët janë kujdesur që të pasqyrojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë përmes pikturës apo fotografisë mjediset e natyrës që kanë vizituar. Ndërsa në drejtimin e dytë shihen idetë e tyre personale, për këto mjedise, të shprehura përmes instalacionit, videos etj. Sipas organizatorëve, ekspozita mund të shihet edhe si një shkëmbim edukimi nga ana e artistëve, pasi ata kanë studiuar në vende të ndryshme të botës. Në ekspozitën “Udha” imazhet e veprave të secilit artist lidhen me këndvështrime bashkëkohore të realizmit të një vepre arti në mjedisin artistik të sotëm.
Secila vepër nuk është një art i mbyllur në vetvete dhe as nuk është krijuar me qëllimin për të qenë e vetme. Ato janë imazhe të anës së kundërt të fenomeneve që ndodhin.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)