Lagarde: Në ekonominë botërore po shfaqen shenja stabiliteti
PEKIN - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde vëren shfaqjen e shenjave të stabilitetit në eurozonë dhe SHBA.
Lagarde thekson se borxhet e larta në vendet e zhvilluara dhe çmimet vazhdimisht në rritje të naftës, janë rreziqet kryesore që mbeten.
«Ekonomia globale mund të jetë në rrugën e rimëkëmbjes, por nuk ka shumë hapësira për manovrime dhe vend për gabime të politikës», tha Lagarde, gjatë një fjalimi në Pekin.
Christine Lagarde tha se shenjat e stabilitetit tregojnë se politikat për përballimin e krizës botërore janë efektive, se treguesit ekonomikë në SHBA duken pak më optimistë dhe se BE-ja bëri një hap të rëndësishëm përpara me «përpjekjet» për Greqinë.
«Falë këtyre përpjekjeve kolektive, kriza globale bëri një hap prapa nga buza e greminës dhe kemi arsye për të qenë më shumë optimistë. Por optimizmi nuk duhet të na joshë me një ndjenjë të rreme sigurie. Ekzistojnë akoma dobësi të mëdha ekonomike dhe financiare që duhet të përballim», shtoi ajo.
Shefja e FMN-së foli edhe për sistemin financiar të brishtë, i cili rëndohet nga borxhet e mëdha publike dhe private në botën e zhvilluar, duke e quajtur këtë fakt të parin nga «3 rreziqet e mëdha» dhe vuri në dukje se nevojat për rifinancimin e borxhit publik dhe të bankave në vitin 2012 përbëjnë rreth 23% të PBB-së BE-së. Rreziku i dytë «është çmimi në rritje i naftës, që shëndrohet në një kërcënim për zhvillimin global. Dhe së treti, ekziston një rrezik në rritje se aktiviteti në botën në zhvillim do të ngadalësohet në një periudhë afatmesme», tha ajo.
Lagarde nënvizoi se duhet të përballohet papunësia e të rinjve dhe se të gjitha vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e stabilizimit.