E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti Obama feston 19-vjetorin e martesës

 Në përvjetorin e 19-të të martesës, Barak dhe Mishel Obama kanë zgjedhur një restorant me gatime peshku për të festuar. Çifti më i fuqishëm i botës ka darkuar në restorantin Eve of Alexandria, në një zonë pak kilometra nga Shtëpia e Bardhë. Obama dhe e shoqja kanë përfituar nga fundjava për të festuar 19-vjetorin e bashkimit të tyre në martesë, pavarësisht se data e saktë bie gjatë javës në vijim.

Çifti presidencial është martuar më 3 tetor 1992, tre vjet pas takimit të parë, ku Mishel punonte për një firmë që merrej me çështjet ligjore. Ata kanë 2 vajza: Malia Ann, 13 vjeç, dhe Natasha, 10 vjeçe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›