Lirimi i trotuareve, sot bashkiakët tek Rruga e Elbasanit
Që në orët e para të mëngjesit, ashtu siç ishte parlajmëruar, policia bashkiake ka vijuar me aksionin për çlirimin e trotuarve.
Nga aksioni i parë i bërë më 1 tetor, disa nga biznese i është lënë një ditë afat për të hequr karriget, tabelat apo objekte të tjera nga trotuaret.
Por jo të gjithë i janë bindur urdhërit të policisë bashkiake. Drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha thotë se aksionet do të vazhdojnë më tej, por së pari duhet të pastrohet Rruga e Elbasanit për të vijuar me të tjera lagje në kryeqyet.
Edhe në këtë ndëryrje taskforce bashkiake ka hequr nga rruga, mjetet e ngurta, vazot, tabelat, kangjellat. Vendimi për sistemin e trotuarëve policia bashkiake ka vendosur 5 faza aksioni në të cilat duhet të marrin fund zënia e trotuarve edhe nga ata që paguajnë taksa, lulëzimi i kioskave, automjetet e palëvizura si dhe tezgat e ambulatorëve.