Çifti Rama-Veliaj edhe në Bruksel e deklarojnë prapë Griseldën shtatzënë

Barra imagjinare e gruas së (ende) kryebashkiakut të Kavajës paska qenë shpresa e vetme e çiftit Rama-Veliaj për të sfumuar zhurmën për humbjen e Tiranës. Në Bruksel mbeten ende në fuqi emailet me rrëmbime nënash e foshnjash, duke bindur të gjitha ndërkombëtarët se këta njerëz s’duhen marrë seriozisht, jo kur flasin për politikë, por as kur mbrojnë të drejtat e pakicave gjinore
Shtatzënia virtuale që Edi Rama nëpërmjet Erion Veliajt “i shkaktoi” Griselidës, rrëmbimi dhe aborti virtual, që po Edi Rama nëpërmjet Erion Veliajt, “i bënë” Griselidës dhe më së fundi edhe përgjakja virtuale, që sërish Edi Rama nëpërmjet Erion Veliajt, i kishte “rezervuar” Griselidës, ka mbërritur si një ngjarje “tragjike”deri në Bruksel, bash deri mes radhëve të euroarlamentarëve. Tanja Fajon, europarlamentarja e njohur si mike e Shqipërisë, midis të tjerave edhe për kontributin e saj të madh në liberalizimin e vizave, nuk mundi ta fshihte sensibilitetin e saj për “ngjarjen” me të cilën ishte njohur sipas “variantit” të servirur nga Erion Veliaj. Sikur në axhendën e post shtatzaniso-rrëmbimo-aborto-përgjakjes virtuale të Griselidës, të sajuar nga Edi Rama, nëpërmjet Erion Veliajt, të mos ishte takimi ndërparlamentar Shqipëri-BE, në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Tanja Fajon, po se po, por edhe të tjerë eurodeputetë të mundshëm, do të besonin ende se kryebashkiakut të Kavajës Elvis (Ervin) Rroshit, vërtet i kishte ndodhur një gjë e rëndë me bashkëshorten (lexo: dashnoren) e tij. Por, ndërsa në Shqipëri, të nesërmen e “ngjarjes”, edhe Elvira Dones e Mero Baze, u shtrënguan të lëpinin vjellje-vrerjen e tyre, “çudia e konfirmuar” nga Erion Veliaj, në Parlamentin Europian zgjati “më shumë se tre ditë”… Kjo falë paburrërisë së Erion Veliajt, për të mos ju kërkuar ndjesë “friends”-ave anglisht-folës, për terrorizimin që ju bëri nëpërmjet një e-maili dezinformues. Gjithsesi, në këto kushte, nuk u desh shumë, që “çudisë” së Griselidës “ti vihej kapaku” edhe në Bruksel. Me gjithë koston “kohë” që pati kjo “çudi”, nga dje dështimi i skenarit të Edi Ramës, “të vënë në jetë” nga Erion veliaj, ka marrë “vulën” edhe të ndërkombëtarëve. Ndërsa në sytë e europarlamentarëve, nga dje, Edi Rama dhe Erion Veliaj, janë shfaqur e konfirmuar si persona joseriozë (lexo: karagjozë), njëherazi në sytë e shqiptarëve ata janë rikonfirmuar, akoma edhe më të dyshimtë, sa të mund tju besohen detyra politike, apo të merren në konsideratë alternativat e tyre. Kur atyre ju shkon mendja, që gruan (sipas ish-burrit, dashnoren) e kryebashkiakut socialist të Kavajës, ta lënë virtualisht shtatzënë, ta rrëmbejnë virtualisht, ta detyrojnë të abortojë virtualisht dhe ta lënë të përgjakur virtualisht në mes të rrugës, nuk mund të merret me mend se si mund ta shkarkojnë potencën e tyre virtuale të gjithanshme, përballë impotencës së tyre reale, fiziologjiko-politike.
...