E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti i të dashuruarve, asfiksohet në veturë

Luan Veizi dhe Dorjeda S, u gjetën të vdekur dje në mëngjes nga roja i parkingut ku po qëndronin që prej të hënës në mbrëmje

Policia nis hetimet për ngjarjen, ndërsa vdekja dyshohet si pasojë e mbytjes nga gazrat e kondicionerit të automjetit

TIRANË- Të dashuruar përjetësisht, në krahët e njëri- tjetrit. Kështu u vendos mbrëmjen e të hënës, për Luan Veizin 58 vjeç dhe femrën 38 vjeçare, Dorejda S., u gjetën të vdekur dje në mëngjes në sediljen e pasme të veturës me targa S 203 K3, e markës "AUDI A4" në pronësi të Veizit.

Ky i fundit, pronar i një dyqani mallrash në këtë zonë tregtare. Kështu mori fundi historia e tyre, në mënyrë të parakohshme e ndoshta pa dëshirën e tyre. Të dy ata u gjetën të vdekur dje në mëngjes rreth orës 6:30 në automjetin Veizit, që ndodhej në një garazhd tek magazinat e ish- Uzinës "Dinamo", ku ishin futur që një natë më parë.

Nga hetimet paraprake të Policisë së Tiranës, dyshohet se vdekja e tyre mund të jetë shkaktuar nga asfiksia e gazrave të kondicionerit të autoveturës ku qëndronin, pasi ajo kishte qëndruar një kohë të gjatë e ndezur.

Roja i parkingut ku ishte vendosur mjeti i kishte gjetur ata ndërsa ishin nisur me urgjencë për në spital, nga një mik i Veizit, por ishte e kotë pasi qe tepër vonë.
Më pas policia u njoftua për dy persona, një burrë dhe një grua të gjendur të asfiksuar brenda në një veturë, e futur në një nga garazhet e ish- Uzinës Dinamo.

Roja i turnit të natës, kishte parë çiftin, në momentet kur janë futur në garazhin në pronësi të Luan Veizit, bashkë me makinën tip "Audi A- 4", me targa S 203 K3, në orët e mbrëmjes së të hënës. Ai nuk është afruar pranë garazhit duke menduar se nuk dëshironin të shqetësoheshin.

Qëndrimi i tyre ka zgjatur disa orë dhe nuk mundën të dalin të gjallë, pasi u asfiksuan nga gazrat e kondicionerit të automjetit, që kishte qëndruar i ndezur disa orë. Në mëngjes herët, rreth orës 6. 30 minuta roja i parkingut është afruar pranë garazhit në pronësi të Veizit, ka vënë re se asnjë prej tyre nuk lëvizte nga sedilja e pasme e mjetit, duke bërë që ai të dyshonte se kishin vdekur.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendin ku janë gjetur të vdekur dy personat kanë mbërritur ekspertë të policisë, të cilët kanë këqyrur vendin ku u gjetën viktimat.

Një nga shokët e viktimës tentoi t'i telefonte Veizit, por celulari i tij i tij ishte i shuar. Ndaj ai u nis për tek garazhi për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Pasi janë gjetur të vdekur Luan Veizi dhe D. S janë nisur në fillim për në urgjencën e Spitalit "Nënë Tereza", ku është vërtetuar se personat nuk kishin shenja jeta. Më pas viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t'u kryer ekspertiza që do të tregojë shkaqet e vdekjes së "çiftit".

Dy trupat e pa jetë e kanë lënë në kohë të ndryshme, morgun, pasi S. D është identifikuar disa orë pas ngjarjes, ndërsa 58 -vjeçari Veizi është identifikuar që në mëngjes nga patenta që mbante në makinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat janë asfiksuar nga gazrat e makinës brenda të cilës kanë qëndruar për disa orë me radhë. Edhe në versionin zyrtar të Policisë së kryeqytetit për ngjarjen thuhet se shkak i vdekjes së dy personave të dashur midis tyre, është asfiksia. Sipas burimeve të policisë, në trupin e dy viktimave nuk ka pasur shenja dhune, duke i shtuar më tej dyshimet se vdekja ka ardhur nga asfiksi.

Luan Veizi ishte pronar i një dyqani të vogël në ambientet e magazinave të ish- Uzinës Dinamo dhe pranë dyqanit të tij parkonte makinën në një garazh, ambientet e të cilit i kishte marrë me qira.

Fqinji

Vetura qëndroi e ndezur disa orë

Roja i turnit të natës ka qenë i vetmi dëshmitar që ka parë dy viktimat që në mbrëmjen e së hënës dhe deri dje në mëngjes kur u gjetën të vdekur. Por ky i fundit është larguar që herët në mëngjes për t' ia lënë punën kolegut të tij, por mësohet së është marrë në pyetje nga Policia për ngjarjen.

Pranë garazhit ku ishte futur makina e Luan Veizit ndodhen disa dyqane të fruta- perimeve. Njëri nga shitësit që ka mbërritur dje në mëngjes në dyqanin e tij tregon se viktima e kishte marrë me qira ambientin e garazhit dhe paguante për të në muaj dhjetë mijë lekë të reja.

"Luani ka një dyqan këtu në magazinat e ish- uzinës "Dinamo" dhe sillte makinën shpesh për ta futur në garazh. Të hënën në darkë ka qenë bashkë me një grua në makinë dhe është futur në garazh në orët e mbrëmjes.

Roja i parkingut më tregoi se makina e tyre ka qëndruar ndezur për shumë orë"- tregon një nga shitësit që tregton pranë vendit ku u gjet i vdekur Luan Veizi dhe e dashura e tij Dorjeda S.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›