Shaqiri, drejtor i ri i RTK’së

Sylejman Shaqiri është zgjedhur Drejtor i ri i Radio Televizionit të Kosovës(RTK). Këtë e ka konfirmuar për Express, kryetari i Bordit të RTK’së, Rrahman Paqarizi.
“Bordi i drejtorëve të RTK’së e ka zgjedhur Sylejman Shaqirin në postin e drejtorit, me shumicë votash”, tha Paqarizi.
Javë më parë ishte mbyllur konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik të Kosovës. Për këtë post, kishin aplikuar 22 kandidatë.