E Diel, 1 Nëntor 2026

Çifti që tronditi Austrinë tani pret një fëmijë (FOTO)

Share

Ata janë çifti skandaloz i Austrisë. Ajo është 43 vjeç, ai 16. Tani vjen edhe një lajm tjetër. Ajo është shtatzënë.

Trajnerja e hendbollit thotë se është një fëmijë që e kanë dëshiruar. Një kurorëzim i një dashurie të çuditshme.

Gjithçka filloi para tre viteve. Trajnerja e hendbollit, Renata Juras dhe 13 vjeçari Ervin Unterlechner, bënë publike dashurinë e tyre. Një ortek protestash shpërtheu. Nëna e dy fëmijëve humbi punën, u dënua me 22 muaj burg në provë dhe tani ka në dosjen e saj një akuzë për abuzim seksual me të mitur.

Por Ervini i çuditi të gjithë kur tha se po më portretizojnë kot si viktimë. Madje për habinë e të gjithë ai kishte përgatitur një propozim për martesë për Renatën. Kur shkuan në Budapest, në qytetin e tyre të preferuar, ai i propozoi. Ajo qau dhe tha po.

Tani thonë se presin të lumtur fëmijën e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›