,"sans-serif"; mso-bidi-font-weight: bold; mso-ansi-language: SQ">Gjatë vizitës në Japoni, Kryeministri Berisha pati edhe një takim me Zëvendëskryetarin e Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe Presiden
Gjatë vizitës në Japoni, Kryeministri Berisha pati edhe një takim me Zëvendëskryetarin e Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe President i Bordit të Korporatës Mitsubishi, Mikeo Saaki. Dhoma Japoneze e Tregtisë përshin mbi 1300 kompani, 130 shoqata industriale dhe rreth 50 shoqata ekonomike rajonale. Misioni i saj është të shpejtojë rritjen e ekonomisë japoneze, të forcojë korporatat, duke inkurajuar idetë e individëve dhe komuniteteve lokale.
Zoti Saaki përgëzoi Kryeministrin Berisha për axhendën e ngjeshur dhe energjike dhe takimet shumë të spikatura. Në mënyrë të veçantë, zoti Saaki i shprehu Kryeministrit Berisha impresionet për prezantimin, në takimin me përfaqësues të biznesit japonez, të zhvillimeve dhe reformave në Shqipëri. Pjesëmarrja në këtë takim, tha zoti Saaki, është një indikator i interesit të madh të biznesit japonez për Shqipërinë. Ai u shpreh se i bënë përshtypje tepër pozitive nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në dhe arritjet e prezantuara nga Kryeministri gjatë takimit me komunitetin e biznesit.
Zoti Saaki tha se sipërmarrësit japonezë janë shumë të interesuar për t’u njohur me zhvillimet dhe mundësitë që paraqet Shqipëria për të investuar. Ai shprehu interes të veçantë për sektorin e shfrytëzimit të mineraleve, burimeve ujore dhe peshkimin. Vizita juaj, tha ai, është një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë një nxitje të madhe përpara lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. Në cilësinë e Presidentit të Bordit të Mitsubishit, zoti Saaki tha se do të shohë me përparësi të gjitha mundësitë që Mitsubishi të jetë një nga investuesit japonezë në Shqipëri.
Kryeministri Berisha u shpreh se kishte pasur një takim shumë frutdhënës me Kryeministrin Fukuda, i cili e siguroi se qeveria japoneze do ta mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe se ajo do të bëjë ç’është e mundur për të inkurajuar dhe mbështetur investitorët japonezë për të investuar në Shqipëri. Kryeministri bëri një prezantim të avantazheve që paraqet Shqipëria si vendndodhja gjeografike e saj pranë tregut të madh evropian, klima e favorshme për biznesin që qeveria shqiptare ka krijuar gjatë këtyre dy viteve në sajë të reformave të ndërmarra, uljen e barrës fiskale dhe reduktimit të procedurave burokratike. Ne tashmë kemi tërhequr një numër kompanish të huaja që janë vendosur në Shqipëri, por vendi ka potenciale për të tërhequr edhe shumë kompani të tjera, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri e ftoi zotin Saaki për të vizituar Shqipërinë, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.