E Diel, 1 Nëntor 2026

Çipi: Akuzat e Besës, të pavërteta

Kundërpërgjigjja

Pas akuzave të ngritura nga Besa për ndeshjen e së dielës ka ardhur menjëherë reagimi i sekretarit të KF Flamurtari, Geri çipi, i cili, në një prononcim për “Shqip”, i ka quajtur jo të drejta deklaratat drejtuesve kavajas. “Kemi hyrë në fushë për të qetësuar situatën, ka thënë Cipi, dhe deklaratat se kemi ushtruar presion nuk janë aspak të vërteta. Kemi parë një gjyqtar që akordon goditje këndi, më pas nga presioni i ushtruar akordon penallti, madje një fakt i tillë është pranuar edhe nga vetë gjyqtarët, të cilët kanë akorduar penallti pas presionit të ekipit të Besës. Një tjetër fakt ku dua të ndalem lidhet edhe me deklaratën e trajnerit Duro, për dalje në fushën e lojës në pjesën e dytë, thjesht për të respektuar garën, gjë që nuk është aspak e vërtetë, madje mund të themi që është e kundërta e asaj që deklarohet. Pjesa e dytë ka vijuar normalisht dhe madje kundërshtari ka kërkuar të shënojë, po të ishte për respekt do të kishim parë një ekip tjetër në fushën e lojës. Sa për presionin e ushtruar, siç edhe pretendohet nga drejtues të Besës, dua të kujtoj se ne nuk përdorim këpucë, si në rastin e presidentit Bizhdili. Po ashtu ju kujtoj dhe akuzat ndaj tij në media për shitblerje ndeshjesh”, përfundoi Geri çipi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›