E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku në KS: Të gatshëm për dialog

Ministrja e jashtme në detyrë e Kosovës Vlora Çitaku ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të nisur dialogun me Serbinë, që sipas saj do të ndihmojë që të dyja shtetet të jetojnë në paqe afër njëra-tjetrës.
 

Në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, Çitaku theksoi se Kosova dhe Serbia kanë përpara një mundësi unike me dialogun në pritje.
 

“Ne në Kosovë, nuk e shohim këtë dialog si një qëllim final, por si instrument për krijimin e themeleve të reja në rajon. Ne nuk mundemi dhe nuk do ta ndryshojmë historinë pasi është e pabazë. Ne nuk mund ta harrojmë as të fshijmë të kaluarën, por ndoshta mund të marrim mësim për ato që nuk duhet të ndodhin më. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë. Kosova dhe Serbia do të jetojnë si fqinjë të njër-tjetrit përgjithmonë”, ka theksuar Çitaku.
 

Ajo e ka quajtur të pabazë raportin e komisionerit të Këshillit të Europës Dick Martit dhe ka thënë se Kosova është e hapur për hetim të plotë nga EULEX-i.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›