Regjistrimi i popullsisë, tubim para KLD-së
Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH), ku marrin pjesë shoqata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe bashkësia çame ka organizuar sot një tubim përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Tubimi konsiston në mbështetje të nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu në nismën e tij kundër ndryshimit të kombësisë.
Tubuesit gjithashtu kërkojnë të ndërmerren hapa ligjorë për bllokimin e këtij procesi që sipas tyre është i dëmshëm për vendin.