Çka po ndodh?
Dikujt edhe mund t’i shkojë ndonjëherë në mendje reklama televizive për ndreqjen e imazhit të Kosovës, ku dukeshin disa “europianë të rinj”.
Por ajo reklamë që i kushtoi buxhetit të Kosovës një dreq e gjysmë euro, e që u transmetua në disa media botërore, zgjati vetëm disa javë.
Tash, pamjet ku “europianët e rinj” që nuk mund të shkojnë më shumë se në pesë vende të botës pa viza, duket se është harruar.
Imazhin me vajzat e bukura e djemtë me flokë të rregulluara me stil, në sytë e të huajve, ngadalë duket se po e zëvendësojnë gjaku, arma, thika, e vrasjet.
Dy ngjarje të rënda që ka ndodhur brenda disa ditësh në Zvicër, ku si akterë kryesorë janë persona me prejardhje nga Kosova, sikur i kanë vënë në pozitë të vështirë edhe komunitetin e madh shqiptar që jeton atje.
Rasti kur burri vret gruan e vet dhe një zvicerane - punëtore sociale, apo kur një i ri pret në fyt një politikan kantonal, janë imazhe më të fuqishme negative pa pagesë sesa reklamat në televizione.
Sigurisht, këto dy akte, pa llogaritur rastet e tjera të rënda që kanë ndodhur në Gjermani apo vende të tjera europiane, nuk përfaqësojnë tërë qytetarët, por ato dukshëm ndikojnë në krijimin e stereotipave negative për kosovarët.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...