Pacolli: Benini, njohja e 80-të
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar njohjen e 80-të për shtetin e Kosovës, nga Republika e Beninit.
"Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veq e veq. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes", thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo me një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milion banorë.
"Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoni me kohë", thuhet më tej në njoftim.