Shkatërrohet shëtitorja e Plazhit, beton në vend të rërës
28/03/2011 DURRES- Është shkatërruar përfundimisht shëtitorja e ndërtuar përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa të Durrësit. Realisht kjo shëtitore që në kohën e investimit kërkonte të mbështeste dhe të legalizonte në mënyrë të jashtëligjshme të gjitha ndërtimet në breg të detit, ndërsa tani edhe ajo pjesë e mbetur e rërës është betonizuar.
Masakra
Betoni ka kapluar të gjithë rërën, ndërsa Bashkia e Durrësit ka zgjedhur të heshtë përballë masakrës së madhe. Shëtitorja është bërë copa-copa, ndërsa qindra e qindra m3 rërë janë hedhur mënjanë në breg të detit për t’i lënë vend ndërtimit të objekteve disakatëshe dhe pallateve, hoteleve e restoranteve. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangush Dako, ka thënë se nuk ka dijeni që shëtitorja e plazhit është rrënuar e gjitha, ndërsa ka thënë se prishja e saj në disa vende është bërë ngase pararendësit e bashkisë për arsye të pathëna ranë peng i disa interesave, të cilat shkonin në kahjen e kundërt me zhvillimin e turizmit bregdetar. Disa pallate janë ndërtuar në brezin e parë të detit duke zvogëluar dukshëm sipërfaqen e rërës, ndërsa në gjatësinë e vijës bregdetare nga Ura Dajlani deri në Plepa janë shumë zona që themelet janë hedhur në det duke zhdukur përfundimisht brezin e rërës. Ndërtimet e para në rërë kanë nisur në vitet 1998 dhe që nga ajo kohë pallatet, hotelet, restorantet dhe ndërtimet e ndryshme kanë ardhur duke zvogëluar vit pa viti sipërfaqen e rërës. Protestat e banorëve dhe deklarimet e intelektualëve, urbanistëve, ambientalistëve janë ndeshur në indiferentizmin e qytetarëve, të cilët kanë denoncuar ndërtimet në brezin e rërës. Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës mundi të justifikojë disa nga këto sipërfaqe të pushtuara me pretendimet se janë bërë në kuadër të kompensimit të pronave, ndërsa në pjesën tjetër pushteti lokal ka vendosur të heshtë.
Bashkia
Në vitin 2004 Bashkia e Durrësit vendosi të shpenzojë disa mijëra lekë për të ndërtuar atë që ky institucion e cilësoi si shëtitore bregdetare. Madje krerë të bashkisë e veçuan si arritje për t’i zënë sytë pjesës qytetare, e cila vërente se si po u pushtohej rëra. Disa kantiere ndërtimi u rrethuan me rrjeta, mure e llamarina për të penguar pamjen, ndërsa lartësimi i objekteve në rërë ka shkaktuar reagime të forta ndër qytetarë. Tashmë në Durrës dhe sidomos në Plazh nuk gjenden më qytetarë, të cilët të thonë se çfarë realisht po ndodh në këtë pjesë të bregdetit ngase ata janë ndeshur edhe me veprime të dhunshme. Pallatet e hotelet në këtë pjesë të bregdetit kanë bërë që pushuesit vendës dhe ata nga Kosova e Maqedonia të ikin nga bregdeti i Durrësit për t’u vendosur në bregdetin e Golemit apo edhe në vende të tjera. Këtë vit sipërfaqja e rërës për pushues do të jetë më e paktë se sa një vit më parë dhe disa herë më e vogël krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa plazhet publike kanë pushtuar edhe atë pak rërë të mbetur. Plazhi duke qenë afër qytetit ka bërë që persona të ndryshëm të shfrytëzojnë këtë rast duke nxjerrë përfitime të mëdha, ndërkohë që nuk bëhet më fjalë për pushime në rërë. Edhe ajo pak sipërfaqe rërë e mbetur e pabetonuar është parcelizuar nga hotelet dhe lokalet në brezin e rërës. Tani nga rruga Ura Dajlanit-Plepa deri në brezin e rërës janë ndërtuar disa radhë pallatesh e lokale të ndryshme pa ndonjë projekt urbanistik. Në këtë pjesë të bregdetit nuk ka asnjë lulishte, park lojërash apo shëtitore bregdetare. Bashkia pretendoi se po ndërtonte një shëtitore madje është shprehur se ka shpenzuar miliona lekë edhe për ndriçimin e saj por realisht kjo shëtitore sot nuk ka asnjë funksion. Çdo vit numri i pushuesve në këtë pjesë të bregdetit ka shkuar duke u pakësuar, ashtu siç ka ndodhur edhe në bregdetin në Currila.