E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ARMO”, PS: Pasojë e luftës së klaneve të familjes në pushtet

TIRANE- Partia Socialiste e cilësoi si skandal shtetëror përplasjen mes Policisë së Shtetit dhe asaj Tatimore në dyert e rafinerisë së ARMO-s. Përmes një deklarate për mediat, deputeti Erjon Brace tha se gjithcka është pasojë e luftës së klaneve brenda familjes në pushtet.

“Përplasja dje e dy agjencive ligjzbatuese në dyert e një biznesi privat tregon nivelin më të lartë të kapjes së shtetit shqiptar nga interesat e Familjes. Ligji është shpallur i padobishëm për këtë vend sepse ai pengon Familjen të përmbushë interesat e saj”, theksoi Braçe.

Ndërsa konsideron se ngjarja e djeshme ka përmasat e një skandali shtetëror, Brace shprehet se ky fakt është sinjal i vazhdueshëm rreziku për cdo qytetar dhe për cdo biznes të ligjshëm.

“Ngjarja e djeshme është një sinjal i vazhdueshëm rreziku për çdo qytetar shqiptar, për çdo biznes të ligjshëm, i cili, sot, ndjehet i pa barabartë, i konkurruar padrejtësisht, i dhunuar prej korrupsionit qeveritar, i luftuar nga shteti që paguan me taksat e tij, luftë që buron nga interesat e familjes” u shpreh deputeti socialist.
Brace akuzoi dy minisitrat Basha e Bode se po mbaajnë peng sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve me përplasje të tilla, ndërsa i kërkoi 2 ministrave të japin sqarime publike lidhur me pozicionin e tyre në këtë ngjarje. Partia Socialiste shprehet e bindur për të zbardhur cdo detaj të asaj që ajo e quan skandal shtetëror.

Me urdhër të lëshuar nga drejtoria e VIP-ve në Tiranë dhe zbatuar nga drejtoria rajonale e Tatim Taksave në Fier që prej mbrëmjes së të shtunës është ndalur prodhimi i naftes në rafineritë e Fierit, Ballshit dhe puna ne pontilin e Vlorës. Arsyeja e dhënë është mosplotësimi i dokumentacioneve tatimore.
Drejtuesit e ARMO-s kanë reaguar ashpër ndaj vendimit dhe kanë theksuar se nuk u është bërë asnjë parajmërim për vendimin. Ata janë shprehur se do ta ndjekin cështjen me rrugë gjyqësore.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›