Ballsh, punonjësit në protestë për bllokimin e ARMO-s
BALLSH- Punonjësit e naftës në Ballsh kanë nisur protestat kundër vendimit të Policisë Tatimore për bllokimin e punës në pikat e kompanisë ARMO. Sipas punonjësve vendimi është i padrejtë ndërkohë që nënvizojnë faktin se më këtë veprim shteti po le pa punë mijra qytetarë.
Me urdhër të lëshuar nga drejtoria e VIP-ve në Tiranë dhe zbatuar nga drejtoria rajonale e Tatim Taksave në Fier që prej mbrëmjes së të shtunës është ndalur prodhimi i naftes në rafineritë e Fierit, Ballshit dhe puna ne pontilin e Vlorës. Arsyeja e dhënë është mosplotësimi i dokumentacioneve tatimore.
Drejtuesit e ARMO-s kanë reaguar ashpër ndaj vendimit dhe kanë theksuar se nuk u është bërë asnjë parajmërim për vendimin. Ata janë shprehur se do ta ndjekin cështjen me rrugë gjyqësore.
Por drejtori i rafinerisë së ARMO-s Bledar Myrtaj bëri të ditur në një intervistë për TVNews24 se arsyet e urdhërit për bllokim të punës janë të pavlefshme, pasi kërkesat duhet të ishin plotësuar që kur ndërrmarja ishte shtetërore.
(e.n/BalkanWeb)