E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Britani shqiptari i shumëkërkuar nga Interpoli

LONDER- Shqiptari i shumëkërkuar nga Interpoli, Sokol Sinani është arrestuar në Britaninë e Madhe dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. 37 vjecari fshihej në një fshat të qetë në verilindje të Anglisë dhe jetonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ai i ka shpëtuar për 15 vite me radhë policisë britanike pasi një mandat arresti për të është lëshuar nga autoritetet shqiptare në vitin 1996. Ai ka qenë një nga personat më të kërkuar në Europë, sipas listës së Interpolit.
Sinani akuzohet për vrasje me armë në Shqipëri. I kërkuari është arrestuar në Tinesajd gjatë një operacioni të policisë metropolitane në fillim të këtij muaji, por lajmi u zbulua një ditë më parë nga policia britanike.
Sinani fshihej me emër të rremë në Britani, ndërsa ai mendohej se ishte larguar drejt atdheut prej kohësh, u zbulua se fshihej në Angli me emrin Ismail.

Madje fqinjët kanë thënë se ai ishte familjar i rregullt dhe kanë reaguar të shokuar kur kanë mësuar se ai ishte nga njerëzit më të kërkuar nga Interpoli. Edhe pse fotoja e tij qarkullonte në gjithë policinë e Europës, në Britani ai nuk është kapur pasi ishte regjistruar me emrin Ismail Sinani. 37 vjecari doli para Gjykatës në 14 tetor ka qendruar keto dite ne paraburgim ne pritje te ekestradimit. Ne faqen e interpolit ku jepet dhe lista e personave të shumëkërkuar në gjithë botën, thuhet se Sokol Sinani 37 vjec është i akuzuar për krime kundër jetës dhe shëndetit, përfshi përdorimin e armëve. Kapja e tij bëhet 8 muaj, pasi vëllai i tij Afrim Sinani, i kërkuar në Angli për të njëjtën vrasje u kap teksa jetonte ilegalisht në këtë vend. Ata të dy akuzohen se kanë vrarë të njëjtin person brutalisht në janar 1996. Sokoli u arratis nga Shqipëria para gjyqit, ndërsa Afrimi u dënua me 20 vjet burg por u arratis më vonë. Të dy pritet të dërgohen në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›