Zbulohet kontrata, pronat e Zogut janë shtetërore
TIRANË- Zbulohet kontrata origjinale e cila vërteton se ish pallati i pionerëve ose sic njihet ndryshe, pallati i mbretit është ndërtuar me fonde shtetërore. “Gazeta shqiptare” zbardh dokumentin origjinal që ofrohet nga studiuesi Artan Lame. Bëhet fjalë për një kontratë midis ministrisë së Punëve Botërore të asaj kohe, në rolin e investitorit dhe firmës italiane që do të ndërmerrte ndërtimin e saj. Lame thotë se ndërtimi i disa veprave publike por edhe i rezidencave qeveritare që do ti shërbenin administratës shtetërore në rastin konkret Presidentit të Republikës, u realizua nëpërmjet një kredie që u mor nga qeveria italiane e njohur me emrin kredia SVEA, prej 50 milionë lirash. Me vendim qeverie të asaj kohe u përcaktua edhe ndarja e fondeve për ndërtimin e pallatit presidencial në Tiranë. Kopja e kontratës që po botohet sot për herë të parë është firmosur nga njëra anë nga ministri i punëve botërore Salih Vuciterni në cilësinë e investitorit dhe nga ana tjetër nga përfaqësuesi i ndërmarrjes italiane Sculati, e cila do të kryente punimet. Gjithashtu ekzistojnë edhe faturat bankare sipas të cilave firma ndërtuese është paguar pas kryerjes së punimeve nëpërmjet ministrisë së Financave. Pra me fondin që u mor nga SVEA u ndërtua godina që sot njihet si Pallati mbretëror, por që gjatë viteve ka pësuar destinacione të ndryshme, ndërsa me vendim të komisionit të kthimit dhe kompesimit të Pronave, prona u regjistrua në emër të trashëgimtarëve të Zogut.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)