E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aon”: Shkalla e rrezikut terrorist në Shqipëri e Kosovë, mesatar

TIRANE - Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to. Analizimi i bërë në afro 90 vende të botës, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova, thuhet se rreziku që firmat ose personat të bëhen viktima të sulmeve është mesatar.

“Harta botërore e terrorit”, e realizuar në bazë të këtyre hetimeve ka marrë për bazë tri kritere: 1. Terrorizmi dhe sabotazhi; 2. Grevat, kryengritjet, trazirat dhe dëmtimi i qëllimshëm i pasurive si dhe 3. Trazirat, revolucioni, rebelimi, anarkia, dhe lufta civile.

Vendet më të rrezikshme sipas kësaj liste rezultojnë Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Terrorizmi dhe sabotazhi paraqesin kërcënimet më të mëdha në 85 për qind të vendeve të këtij rajoni. Megjithatë, ai që dëshiron t`i shpëtojë me të vërtetë rrezikut nga terrori, duhet “të strehohet” ne Groenlandë. Sipas ekspertëve të agjencisë “Aon”-, ky vend praktikisht është i vetmi jashtë zonës totale të rrezikut terrorist.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›