“Apple” i detyrohet Francës 6.5 milionë dollarë taksa
SHBA - Kompania “Apple” neglizhoi të paguajë 5 milionë euro taksa, që lidhen me shitjet e iPad në Francë në vitin 2011, thotë një organizatë franceze për autorët, kompozitorët dhe muzikantët. Me sa duket, Apple është me vonesë në pagimin e tatimeve në Francë.
SACEM, një shoqëri franceze që kontrollon taksat e paguara të autorëve, kompozitorëve dhe botuesve, tha të premten se “Apple” ka për të paguar 6.5 milionë dollarë taksa nga shitjet e iPad në Francë në vitin 2011.
Taksa, njohur në Francë si një ‘kopje private’, është e vënë ndaj të gjithë shitësve të pajisjeve digjitale që përdorin përmbajtje të licencuara, sipas webfaqes franceze “Baguette Rude”. Kjo taksë pastaj shkon te SACEM, e cila i ndan paratë midis autorëve të ndryshëm, prodhuesve dhe krijuesve të tjerë.
Kompania “Apple” kaloi tatimin shtesë për blerësit e iPad, tha SACEM, por nuk arriti që të paguajë vetë taksën. Si rezultat, Gjykata e Shkallës së Lartë të Parisit ka lëshuar një gjykim kundër kompanisë, duke i kërkuar asaj për të paguar taksën.
Kjo shënon herën e dytë në javët e fundit, që “Apple” është kritikuar për taksat e papaguara. Shefi ekzekutiv, Tim Cook, u përball me shumë kritika në Uashington mbi akuzat se “Apple” shfrytëzon ligjet për të shmangur pagimin e taksave.
(er.nu/krokodili/BalkanWeb)