Malësi e Madhe, Topalli: Edi Rama, gaztor i Rilindjes. Berisha: Ne jemi e ardhmja
SHKODËR-Gjatë inaugurimit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit, PD prezantoi kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe.
“Një njeri punon kundër vendit të tij. Ai quhet Edvin Rama. Ai është një njeri që nuk fiton kurrë, ai qahet rrugëve të Shqipërisë dhe shan e mallkon rrugët dhe bën me faj Sali Berishën pse nxorri vendin nga balta. Më qesharak burri 50 vjeç nuk bëhet. Ndonjëherë më vjen keq sesi flet ashtu. Gastori i Rilindjes, Edi komiku thotë se nuk ju duhen rrugë, shkolla, NATO, dhe bërtet kot Rilindje”.
Sipas Topallit, Rama rrënoi kryeqytetin me taksa dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe me Shqipërinë.
“Po të kishte 2 gradë dashuri do kishin dalë e tepruar ta bënte Tiranën si Tokio, por për 11 vjet rresht, rriti taksat dhe e renditi Tiranën si qytetin me taksat më të larta në Shqipëri”.
Nga ana e tij në këtë ceremoni, kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi se në katër vitet e ardhshme qëllimi më madhor për të dhe qeverinë është marrja e statusit, hapja e negociatave me BE dhe liberalizimi i vizave me SHBA.
“Katër vitet që vijnë me heqjen e taksave për çdo makineri, material dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet për prodhim ne jemi të sigurtë se biznesi në Shqipëri do të zgjerohet me 40%. Jemi të sigurtë se investimet e huaja në katër vitet që vijnë do rriten më së paku 40%, nga 4.2 miliardë, në 6 miliardë dollare”,- tha ai, duke shtuar se në këtë mënyrë rritet punësimi.
Berisha premtoi se plani i punësimit prezantuar nga PD është një plan konkret dhe real që do të bëhet realitet.
(d.b/BalkanWeb)