E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri i opozitës sllovene shpallet fajtor për korrupsion

LUBJANE - Lideri opozitar i Sllovenisë, Janez Jansa, dhe dy të pandehur të tjerë janë shpallur fajtorë të mërkurën se kanë marrë ryshfet në vitin 2006, në një marrëveshje me një fabrikë finlandeze të mbrojtjes, Patria.

Jansa ka hedhur poshtë akuzat se ka marrë para në blerjen e pezulluar të automjeteve të blinduara nga Patria, në kohën kur ishte kryeministër.

Akuzat për korrupsionin në nivelin e lartë të qeverisë kanë nxitur zemërimin e publikut, ndërsa kriza financiare mund ta bëjë Slloveninë vendin e fundit të eurozonës, që kërkon pako financiare shpëtimi.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›