Policia e Tiranës, masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Norvegji
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sfidës së 7 Qershorit 2013, ora 20.30’ në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” mes ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bën të ditur se ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.
Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si, mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Policia i bë apel qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00’ deri më 24.00’, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.
Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, u kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.
(er.nu/BalkanWeb)