E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bojaxhiu” në pranga3 inspektorë të karburanteve

TIRANE- Departamenti i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë kanë arrestuar një kryeinspektor dhe dy inspektorët pranë Inspektoriatit Qendror Teknik të Karburanteve. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bojaxhiu” ndërsa të arrestuarit akuzohen për korrupsion.

Shtetasit Virgjil Joti, Luan Qato, dhe Kastriot Llakaj u arrestuan nën akuzën e përfitimit të shumës prej 20 mijë dollarëve në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik e zhdoganimit të një anijeje me karburant.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Nga hetimet, rezulton se shtetasit e sipërpërmendur për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kerkuar nje biznesmeni të karburanteve shumën prej 10 mijë dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100 mijë dollarë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›