E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset memorandumi i mirëkuptimit

Për ndarjen e punës mes donatorëve të BE-së në Shqipëri

Qeveria shqiptare dhe qeveritë e vendeve evropiane firmosën dje Memorandumin e Mirëkuptimit për ndarjen e punës midis donatorëve të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Iniciativa “Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës”, u nënshkrua nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo dhe nga përfaqësuesit diplomatike të Italisë, Austrisë, Suedisë, Zvicrës dhe Bashkimit Europian.
Kjo iniciativë është ndërmarrë në shkurt 2009 dhe synon të ndihmojë në koordinimin e ndihmës së huaj midis donatorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe zbatimin e Kodit mbi Sjelljen dhe Ndarjen e Punës, kod që është adoptuar nga Këshilli i Ministrave në maj 2007.
Pas një pune të përbashkët të kryer në këtë periudhë, u arrit një marrëveshje mbi rolet dhe përgjegjësitë e donatorëve evropianë.
Përcaktimi i një donatori lider në secilin sektor u arrit nëpërmjet shprehjes së interesit nga ana e donatorëve duke marrë parasysh angazhimin e tyre në atë sektor.
Firmosja e këtij memorandumi zyrtarizon zbatimin e kësaj iniciative dhe rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndihmës së huaj për një zhvillim të orientuar drejt rezultateve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›