E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Bllokmenëtnuk mund të ndalinintegrimin e Shqipërisë

SHKODëR- Bllokmenët e vjetër apo të rinj të komunizmit nuk mund të ndalin integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu ka deklaruar kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë festimeve për 1 Qershorin në qytetin e Shkodës, ku kryeparlamentarja vuri gishtin mbi grupin parlamentar të PS, i cili sipas Topallit duke bojkotuar parlamentin për 9 muaj me radhë pati si qëllim mos arritjen e datës historike të 27 majit, kur Shipqria mori OK, për rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Nuk kam asnjë hezitim për ta thënë. Kanë qenë 9 muaj në të cilët grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka pranuar për të ardhur dhe për të kryer detyrën e tyre në parlament. Kanë qenë 9 muaj në të cilët është bërë cdo përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Kanë qenë 9 muaj në të cilat Edi Rama ka bërë cdo përpjekje që të mos arrihej 27 maji, dita në të cilën KE i tha shqiptarëve se është merita juaj , që keni bërë një punë të madhe e të jashtëzakonshme. I them sot Edvin Ramës se nuk mund të kthejë kurrë më as bllokmenët e vjetër e as bllokmenët e rinj të cilët mund të pengojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë. ” deklaroi Topalli.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›