E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, në vjeshtë merr statusin e vendit kandidat në BE

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, shpreh shqetësim për situatën në Lindjen e Mesme


Shqipëria pritet të marrë aprovimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, brenda vitit 2011. Në një analizë të avokatëve për çështjet e marrëdhënieve me jashtë në Këshillin e Europës dhe publikuar në faqen Euraktiv, deri në fund të vitit 2011 vendet që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e europës së bashkuar do të marrin statusin e vendit kandidat. Në analizë theksohet se Brukseli brenda pak muajsh, duhet të marrë model liberalizimin e vizave si një përpjekje për të vendosur standarde të qarta dhe për të arritur qëllimet e kërkuara për shtetet përkatëse. Pas marrjes së përgjigjeve të pyetësorit, avokatët vlerësojnë se është e nevojshme të nisin procedurat për të marrë vendim mbi statusin e vendit kandidat, që duhet të jepet brenda 2011-ës. Deri tani, janë vetëm dy vende që kanë marrë këtë status, Kroacia dhe Maqedonia. Tek kjo e fundit fillimi i negociatave pengohet nga Greqia për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen e emrit. Avokatët shprehen se mbajtja e Ballkanit Perëndimor në pritje për t’u pranuar në BE, për një kohë të pacaktuar mbart një rrezik në rritje. Kriza aktuale ekonomike, mund të kthehet në një krizë edhe më të gjerë që do detyrojë BE-në të sjellë në ballkan diplomatë dhe ushtarë për t’u përballur me një problem të ri. Ndaj, sipas tyre, për të shmangur një skenar të tillë është e nevojshme që të merren masat e duhura për të mbajtur rajonin në rrugën drejt integrimit europian. Shqipëria aplikoi për t’u bërë pjesë e BE-së, në Presidencën çeke, më 28 prill të vitit 2009. Libri me përgjigjet e 2284 pyetjeve të pyetësorit iu dorëzua Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle nga Kryeministri Sali Berisha më 14 prill të këtij viti dhe reagimi i Brukselit për punën e qeverisë dhe ekspertëve shqiptarë ishte në kohë rekord, brenda më pak se një muaji, çka tregon edhe tendencën europiane për të vepruar shpejt me rastin e Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme, shpreh shqetësim për situatën në Lindjen e Mesme Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë. Përmes një njoftimi për shtyup MPJ thotë se e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe me gjerë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›