“Vizat” Berisha: Doplotësojmë kriteret e KE

TIRANE- Kryeministri Berisha kërkoi të punohet fort në plotësimin e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror, sipas kryeministrit Berisha lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit kërkojnë ndërmarrjen e masave të reja.
“Këtë vendim duhet ta marrim si një përgjegjësi të re, më të madhe, për të ngritur në një nivel të ri luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve. Duhet të jemi realist, nuk ka ndonjë trafikant që të ketë vuajtur për marrjen e një vize, por tani lëvizja e lirë përbën për ta mundësi më të mëdha për ushtrimin e veprimtarisë së tyre kriminale. Përbën një përgjegjësi shumë më të madhe në mënyrë që të konsolidojmë fuqishëm luftën kundër krimit të organizuar“ theksoi kryeministri.
Gjithashtu Berisha kërkoi nga policia e shtetit zbatimin e ligjit që penalizon kryetarët e komunave në rastet kur në territoret e tyre konstatohet se mbillet kanabis.
(e.n/news24/BalkanWeb)