“Brit Awards”, tjetër triumf për Adele
LONDER - Një tjetër triumf për këngëtaren Adele. Pas “Grammy Awards”, ajo ishte sërish mbretëresha e mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” që u zhvillua një natë më parë në Londër.
Këngëtarja 23-vjeçare mori çmimin e artistes më të mirë britanike, ndërsa albumi i saj “21” u zgjodh si më i miri i vitit.
Pas çmimeve “Grammy”, Adele deklaroi se do të bënte një pushim duke u shkëputur nga karriera artistike për t’iu dedikuar plotësisht jetës personale.
Ndërkohë gjatë ceremonisë së çmimeve më të rëndësishme muzikore në Mbretërinë e Bashkuar u vlerësua edhe Rihanna, e cila u zgjodh si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare. Këngëtari më i mirë mashkull u zgjodh Bruno Mars ndërsa grupi Coldplay mori çmimin e grupit më të mirë britanik.
Edhe në këtë eveniment të madh muzikor u nderua kujtimi i dy yjeve që u shuan muajt e fundit, Amy Winehouese dhe Whitney Houston.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga ndarja e cmimeve