Ranieri: Në Champions është një tjetër Inter
ITALI- Champions League duket shansi i fundit për Klaudio Ranierin, që tashmë është seriozisht drejt shkarkimit, duke parë krizën e pazakontë që ka përfshirë Interin.
Trajneri zikaltër do të kërkojë të bëjë mrekullinë sot në mbrëmje në “Velodrome”, përballë një kundërshtari që në fushën e vet është gjithnjë shumë i vështirë. Ranieri e ka nisur konferencën e shtypit para ndeshjes me frazën “nuk ndjehem në rrezik”, duke shtuar në fakt dyshimet rreth vetes. “Po bëjmë një kampionat paksa të veçantë, por besojmë shumë te Champions League për të ndryshuar tendencën e rezultateve, - deklaroi trajneri i Interit. – Kemi një vit që kërkojmë ndeshjen e kthesës.
Ndoshta në kampionat kemi ecur me ulje-ngritje, por kjo skuadër ka nevojë për stimuj të mëdhenj, për adrenalinë, që vetëm Champions League mund të na i japë. Kampionati është në një fazë stanjacioni dhe ne jemi shumë pranë zonën europiane”, shtoi Ranieri. I pyetur në lidhje me shkarkimin e mundshëm të tij, tekniku zikaltër u përgjigj: “Nuk merrem me atë çfarë do të ndodhë pasnesër dhe nuk merrem me fjalën ‘thuhet’ edhe pse kam sponsorë të mirë”. Përpos kësaj, Ranieri ka qenë më i thatë se zakonisht në përgjigje. “Nuk jam nervoz, - tha ai, - jam i vendosur për të bërë mirë”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)