Ndryshimi i qendrave të votimit, KQZ padit kreun e komunës së Kalasë së Dodës
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kallëzojë penalisht kryetarin e komunës së Kalasë së Dodës pasi ka ndryshuar vendndodhjen e disa qendrave të votimit në këtë komunë. Kërkesa për paditjen e kryekomunarit u bë nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti. Sipas KQZ-së, ndryshimi i qendrave të votimit është bërë në kundërshtim me kriteret e caktuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton në mbledhjen e sotme disa projektvendime të rëndësishme, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Rendi i ditës
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Qendrës për Zhvillim dhe Mbështetje të Grupeve të Marxhinalizuara (QZHMGM), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013 “.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të organizatës SFIDA, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për një shtesë në vendimin nr.516, datë 08.06.2013, “Për miratimin e vëzhguesve të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Qendrës për Kulturë Juridike (QKJ), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim:”Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për procedurat e bashkimit të QV-së 1182, nga Kryetari i Komunës Kala e Dodës, Qarku Dibër”.
– Projekt-vendim: ”Për dhënien e autorizimit disa kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, për ndryshimin dhe caktimin e vendndodhjes të disa qendrave të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.
(er.nu/BalkanWeb)