E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, atentat 44- vjeçarit nëqendër, plagoset dhe 1 kalimtare

ELBASAN -Hyqmet Pisha ish i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim është ekzetuar në qendër të qytetit të Elbasanit.

Vrasja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në një lokal pranë zyrave të gjendjes civile. Nga të dhënat e para mendohet se vrasja është kryer me pistoletë. Policia në vendngjarje gjeti 7 gëzhoja pistolete.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare. E plagosura Lindita Calladej ndodhet në spitalin e qytetit, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja.

Mendohet se 44 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. 
(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›