E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga 50-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për vjedhje

SARANDË – Policia e Sarandës bëri të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim prej tre muajsh.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se Xheladin Tana, 50-vjeç, banor i qytetit të Tepelenës, ka qenë person i shpallur në kërkim që prej 22 nëntorit të vitit të kaluar, i akuzuar për vjedhje.

Ndërkohë 50-vjeçari dyshohet edhe për vepra të tjera penale që ka kryer vitet e fundit.

“Një procedure ligjore për paraburgimin e tij tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, - bëri të ditur policia e Sarandës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›