“Dajti”, një tjetër gjykatës përjashtohet nga pesëshja gjyqësore
TIRANE - Një tjetër gjykatës përjashtohet nga pesëshja gjyqësore, që shqyrton dosjen penale ndaj Dritan Dajtit, autorit të masakrës së 7 gushtit 2009, kur pranë pistës ‘Iliria’ në Durrës, ekzekutoi njëri pas tjetrit katër oficerë të skuadrës speciale operacionale.
Gurali Brahimllari, është larguar nga gjykimi i kësaj çështjeje me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Brahimllari kishte bërë një kallëzim ndaj të pandehurit Dajti, për shkak se ai kishte fyer gjykatën në një nga seancat.
Me arsyetimin se kishte konflikt interesi, prokuroria ka kërkuar largimin e gjykatësit Brahimllari. Kërkesa është pranuar dhe ai tashmë nuk do të jetë pjesë e trupës gjyqësore. Largimi i Brahimllarit e dërgon në dy numrin e gjykatësve të larguar nga procesi i Dajtit. Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e të pandehurit për përjashtimin e kryesueses së procesit, Nertina Kosova.
Duket se qëllimi i të akuzuarit për masakrën është të përjashtojë gjykatësit, me qëllim që procesi ndaj tij të rifillojë nga e para, çka do të ishte një kosto e madhe për drejtësinë. Gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të policisë ka ngecur në udhëkryq, pasi prej shumë kohësh, seancat janë bllokuar dhe nuk po zhvillohen normalisht.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)