E Diel, 1 Nëntor 2026

“Flauti magjik” i Moxart, cel sezonin në TOB

TIRANË- Ngjitet në skenën e TOB në 4 tetor vepra e kompozitorit të njohur gjerman Mozart. Kjo vepër cel në TOB sezonin e ri artistik .

‘Flauti magjik’ i Mozartit krahasohet me Shekspirin, duke sjellë një lum ndjenjash të pandashme ku tragjikja dhe komikja rrjedhin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe ftojnë publikun të bëhen pjesë e kësaj rryme.

Opera gjermane, me dy akte, e kompozuar mbi libretin e Emanuel Schikaneder do të vijë në Shqipëri si një bashkëpunim artistik mes artistëve shqiptarë dhe gjermanë. Nën regjinë e Stefan Neugebauer “Flauti Magjik” do të vijë e modernizuar.

Vepra e Moxart është një opera vertikale me një përshtatje të përrallës së veprës në ditët e sotme, e cila do të shfaqet për pesë netë në TKOB, si një inskenim i ri dhe modern. Shfaqja, të cilën do ta dirigjojë gjermani Elias Grandy, vjen premierë në TKOB në kuadër të “Tetorit Gjerman”, dhe pas premierës mbrëmjen e 4 tetorit do të shfaqet edhe në datat 6, 7, 9, 10 tetor.

"Flauti magjik" është vënë për herë të parë në skenë në Vjenë në 30 shtator të vitit 1791, ndërsa në Shqipëri ajo ka pasur një vënie në vitin 2006 si një bashkëpunim mes TKOB, operave të Austrisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›