Shansi i fundit A3 per nje vend ne universitet. Fagu Ja kategorite qe perfitojne
Ata që nuk kanë fituar ende një vend në universitetet publike do të kenë sërish një shans për tu bërë pjesë e arsimit të lartë. Autoritetet e arsimit thonë për AS se do të ketë tre kategori përfituesish nga formulari A3, i cili pritet të publikohet në ditët në vijim pasi ekspertët janë drejt përfundimit të formulit të tij.
“Janë ata që nuk kanë fituar në asnjërën prej fazave të formularit A2; janë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë, janë rregjistruar për të vazhduar garën dhe janë ngjitur në preferencë, kanë ndryshuar preferencën dhe nuk kanë shkuar të rregjistrohen dhe kategoria e tretë është kategoria e mbetësve”- tha drejtori i Agjencisë së Pranimeve, Arben Fagu.
Por në formularin A3 janë parashikuar të ketë më pak programe studimi për tu përzgjedhur. Nuk do të jenë të përfshira degët më shumë të preferuar si drejtësia ekonomiku, shkencat sociale, letërsia, gazetaria etj, por do të jenë vetëm ato programe të cilat renditen të fundit në preferncat e maturantëve.
“Do përjashtohen të gjitha programet që quhen eliater si teknologji informacioni, stomatologji, mjekësi e përgjithshme, të gjitha ato që preferohen shumë dhe që pikët e fituesve të fundit këtu janë mbi 5500- 5600”- tha Fagu.
Ndërkohë 30 shtatori shënon dhe fundin e rregjistrimeve të fituesve të fazës përfundimtare në 11 universitetet publike.
Edlira Sulejmani