E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdorin femijen per te vjedhur piken e internetit

Vjedhjet vazhdojne te godasin kryeqytetin ndersa prej kohesh ato jane kthyer ne nje problem shqetesuses per uniformat blu. Nje e tille eshte shenuar 24 oret e fundit ne zonen e Kombinatit ne Tirane dhe kesaj here per te kryer grabitjen duket se eshte perdorur dhe nje i mitur. Kjo pasi kangjellat e prapme te pikes se internetit te vjedhur jane sharruar ne nje pjese mjaft te ngushte sa per tu futur nje trup i vogel.

Vjedhja sipas policise mendohet te kete ndodhur oret e para te mengjesit por kesaj here grabitesit kane lene shenja ne vendin e ngjarjes.

Ekspertet kane mundur te gjejne nje kacavide e cila eshte perdorur per grabitjen ndersa ne pjesen e prapme te salles jane identifikuar dhe shenja gishterinjsh kjo pasi dritarja ka qene e mbuluar me pluhur dhe ne momentin e hyrjes grabitesit kanelene mjaft shenja per identifikimin e tyre.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›