E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dëshmitarët rrëfejnë për fabrikën e vdekjes

TIRANE- është zhvilluar mëngjesin e sotëm seanca e rradhës e procesit gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit. Seanca ka vijuar me dëgjimin e dëshmive të nëntë punëtorëve të ish-fabrikës së demontimit të armëve. Dëshmitarët e thirrur nga akuza kanë treguar se cfarë ndodhte në fabrikën e vdekjes, procesin e punës, mungesën e kontratave, sigurimeve si edhe kushteve teknike. Sipas dëshmitarëve, puna në fabrikën e Gërdecit kryhej pa nënshkruar asnjë kontratë të mirëfilltë por vetëm të një rregulloreje në momentin që merrnin rrogën. Ish punëtorët Rabie Gërdeci, Avni Kurti, Bihan Halili, Alketa Hazizaj etj, identifikuan Dritan Minxhollin si personin i cili punësonte dhe drejtonte punën në fabrikën e vdekjes. Ata dëshmuan gjithashtu se puna në fabrikë nuk kishte kushte teknike pasi hapja e arkave me municione dhe demontimi i tyre kryhej me mjete të thjeshta si leva dhe pinca në mungesë të mjeteve të posacme dhe udhëzimeve të specialistëve. Sipas dëshmitarëve në fabrikë kishin ndodhur edhe më parë incidente të tjera por që ishin kaluar. Vec të tjerave ish punëtorët thanë se herë pas here vinin re praninë e disa shtetasve amerikanë të cilëve nuk jua dinin funksionet.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›