Berisha: PS bojkot Kuvendit se po manipulon për Shkodrën
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit per Shkodren u thirr nga ana e opozitës dhe ai si kryetar qeverie e vlerësoi maksimalisht këtë. Por deklarata refuzuese që u bë më pas nga PS, sipas Berishës, ishte më shumë se zhgënjim personal, por manipulim me fatkeqësitë e popullit. “Seanca për këtë qëllim u thirr me kërkesë të opozitës, të cilën kërkesë unë personalisht e vlerësova si e drejtë. Mirëpo me një vendim zhgënjyes politik, ata që kërkuan të thirret seanca e jashtëzakonshme nuk u lejuan ose nuk lejuan të marrin pjesë në debat dhe unë mendoj se ky është një gabim shumë i rëndë, sepse manipulimi me fatkeqësitë, manipulimi me forcat madhore natyrore është politika më e gabuar dhe e fyer dhe e zhveshur nga skrupujt moralë”, tha Berisha. Duke shfrytezuar mbledhjen e PD, Berisha perfitoi për ti bërë thirrje Partisë Socialiste të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që Kuvendi do të mbajë gjatë pasdites për gjendjen në Shkodër dhe rrethinat e saj pas përmbytjeve të shkaktuara nga shkarkimi i hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit. “Uroj që orët që kanë mbetur nga seanca të jenë orë reflektimi për PS. Me interesin më të mirë të forcës politike që kërkoi seancën, por dhe në interesin më të mirë në shërbim të vendit që opozita të marrë vendim nëse do vijë apo jo në parlament”, tha Berisha. Kreu i qeverise theksoi se te gjithe deputetet jane te mandatuar per te qene prezente ne sallen e kuvendit e per te perfaqesuar elektoratin qe i ka perzgjedhur. Sipas Berishës, deputetët socialistë, sidomos ata të Shkodrës duhet ta ndjejnë moral prezencën në seancën e sotme për hir të votave që morën nga shkodranët. Numri një i demokratëve në fjalën e tij vlerësoi gjithashtu edhe përballjen e situatës jo vetëm nga shteti, por moralisht nga qytetarët shkodranë. “Por unë dua shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë në emër tuaj për qytetarët e Shkodrës të cilët trajtuan këtë fatkeqësi madhore me një gjakftohtësi, me një përgjegjësi dhe me një qytetari të shkallës më të lartë... Pusia ishte shumë e madhe, Shkodra dhe rrethinat po jetonin vërshimin e disa miliarda metër kub ujë, mbi 2 miliard nga kaskada e Drinit”. Gjithsesi për kreun e qeverisë shqiptare rëndësi në gjithë këtë katastrofë pati fakti që nuk humbi asnjë jetë njerëzore. “Kjo bëri që sot deputetët tanë të ulen në karriget tona në parlament pa humbje të jetëve njerëzore. Ndërkohë në vende të tjera me potenciale shumë më të mëdha se Shqipëria me përmbytje të së njëjtës përmasë ka patur humbje”. Berisha në këtë pikë ftoi socialistët që sot të venë në plan të parë moralin dhe jo interesin vetjak. Parlamenti do të mblidhet sot për të diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme sic tha Berisha për të gjitha problematikën e krijuar nga fatkeqësia natyrore dhe rrethinat e saj. Përmbytja, masat e emergjencës të marra nga qeveria dhe dëmshpërblimi do të jenë sot objekti kryesor i këtij debati (d.b/BalkanWeb)