Avioni, pasagjerët nga Bratislava në Bolonja

110 pasagjerët cilët përfunduan në Bratisllavë të Sllovakisë pas devijimit të fluturimit nga pilotët çekë do të rinisin sot udhëtimin drejt destinacionit Bolonjë.
Ilir Kuzhini, drejtor për marrëdhëniet me publikun në kompaninë "Albanian Airlines" ka konfirmuar për "Ora News" se 110 pasagjerët e avionit të devijuar dje në Sllovaki nisen sot në 12:40 drejt Bolonjas. Ai theksoi se pasagjerët e kanë kaluar natën në hotel në Bratislavë. Sipas Kuzhinit, nuk ka ende një informacion definitiv për arsyet pse u devijua evioni. "Sot pritet një konfirmim zyrtar nga Sllovakia për arsyet e devijimit", u shpreh ai.
Kuzhini foli edhe për një veprim amatoresk të pilotit për vendimin për të devijuar avionin.
Drejtori për marrëdhëniet me publikun në kompaninë "Albanian Airlines" u shpreh se kompania ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për 110 pasagjerët. Ai tha se veçse një fëmije që ka pasur temperaturë, të gjithë pasagjerët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.