E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria: Kosova në BE, pasi të njihet nga anëtarët

Gjatë një debati televiziv, ai ka theksuar se dëshiron të shohë gjithë Ballkanin të integruar brenda vitit 2010. Shpindeleger ka paraqitur planin që vendet e Ballkanit Perëndimor t'i përafrohen BE-së, dhe ka shprehur bindjen se deri në vitin 2020 Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë anëtare me të drejta të plota në BE.

Në lidhje me Kosovën, ministri austriak ka qenë më i kujdesshëm duke thënë se është e nevojshme që të ndodhin mjaft zhvillime. Ai ka sqaruar se, së pari është e domosdoshme që të gjitha vendet e BE-së të njohin pavarësinë e saj.

Përafrimi i Kosovës me BE-në është pjesë e planit të nismës austriake për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, Austria dëshiron që të ofrohet si mediatore në zgjidhjen e kontestit rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ministri austriak shpreson që zgjidhja për këtë problem të gjendet gjatë kësaj pranvere.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›