“Gërdeci” prokurorët dhe avokatët kqyren saldatriçen ne vendgjarje
TIRANË- Prokurorë dhe avokatë të çështjes "Gërdeci" kanë kqyrur sot vendin e ngjarjes (fshatin Gërdec rreth 20 kilometra larg Tiranës), ku gati dy vjet më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm me pasojë 26 viktima. Kater oficerë të policisë gjyqësore, dy avokatë dhe nje ekspert i caktuar nga gjykata kane bere sot kqyrjen e vendit ku gati dy vjet më parë ndodhi shpërthimi. Ata kane kryer fotografimin e vendit ku shpërtheu saldatricja, ku dhe është gjetur një pjesë e saj, por do te jene ekzaminimet e mëtejshme që do të tregojne nese ato i përkasin pikërisht mjetit me të cilin punonte Qemal Deliu. Përvec fotografimit jane bere edhe matjet e zones prane shtepisë se Qemal Deliut. Gjetja e saldatrices shtyu dhe zhvillimin e procesit gjyqesor për këtë ceshtje, pasi prokuroret deklaruan se kjo mund të konsiderohet një prove e forte qe do te sillte te reja ne hetimin për kete tragjedi Për shkak të kësaj kqyrjeje sot u shty seanca e parashikuar për t'u zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës. Prokuroria dyshon se shpërthimi ndodhi pikërisht nga shkëndijat e saldatrices së Qemal Deliut, një prej banorëve të Gerdecit që banonte shumë pranë fabrikës së demontimi të armëve. Pas shpërthimit, familja Deliu humbi 5 anëtarët esaj, mes të cilëve dhe një foshnjë 3 vjecare. Por 3 të pandehurit në këtë cështje pretendojnë se shpërthimi ka qënë i kurdisur nga ndonjë mjet shpërthyes dhe jo nga mungesa e kushteve të sigurisë në fabrikë. Çështja 'Gërdeci' është një nga çështjet me më shumë dëshmitarë, rreth 300 të tillë, dhe prej disa seancash është fokusuar në pyetjen e tyre. Si të pandehur në këtë çështje janë 29 persona, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë. (d.b/BalkanWeb)